GazetaMax
Kuriozitete

Milan në aksion, synon transferimin e sulmuesit nga Real Madrid

AC Milan e ka bërë Marco Asensio-n objektivin e tyre kryesor për të përforcuar sulmin përpara sezonit të ardhshëm, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.
Sipas Calciomercato, 26-vjeçari tundohet nga mundësia për t’u larguar nga Real Madridi një vit nga skadimi i kontratës dhe drejtuesit e Milan kanë ngjallë intereim për të nënshkuar me të.
Diskutimet e para u zhvilluan përmes ndërmjetësit dhe agjentit të lojtarit spanjoll dhe gjatë kësaj u bë e qartë se Asensio do të mirëpriste një kalim te Milani.

Duhet të zhvillohen bisedime me Real Madridin për të kuptuar qëllimet e tyre, por ndjenja është se një ofertë prej 25-30 milionë euro do t’i bënte ata të shisnin, përcjell ORAinfo.
Milani dhe Real Madridi kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të bisedojnë sërish pas disa javësh, por kërkesa e Asensio është 7 milionë euro neto paga për sezon, e cila do të ishte një rritje nga 5 milionë euro që ai fiton aktualisht.
Është një shifër që konsiderohet shumë e lartë nga bordi i kuqezinjve, por ka vend për hapjen e një negociate.Mbetet të shihet nëse Asensio do të përfunoj në ‘San Siro’ sezonin e ri. /ORAinfo/

Related posts

Kaka “thur” lavde për këtë lojtar të Milanit

Gazeta Max

Man United kërkon Costan si zëvendësues të De Geas

Gazeta Max

Nëse ndodh kjo, Gazidis mund të largohet nga Milan

Gazeta Max