GazetaMax
Kuriozitete

Milan-Origi, vjen lajmi “bombë”

AC Milan, është në bisedime të avancuara për të përfunduar nënshkrimin e Divock Origi.
Qendërsulmuesi i Liverpool-it do të largohet nga Anglia në fund të sezonit si lojtar i lirë, ku kuqezinjtë do të jenë destinacioni i tij i ardhshëm, përcjell ORAinfo.
Sulmuesi 27-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me rreth 4 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset. Origi ka vendosur të refuzojë ofertat e tjera nga Anglia dhe Gjermania në favor të një aventure të re në Itali.

Sulmuesi belg i ka komunikuar tashmë Liverpool-it vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën sepse dëshiron t’i bashkohet AC Milan sezonin e ardhshëm. Liverpool ka një opsion për të zgjatur në mënyrë të njëanshme kontratën e Origit edhe për një vit.
Një rol të rëndësishëm në vendimin e Origit për të refuzuar ofertat nga klubet e tjera ka luajtur Paolo Maldini. Drejtori teknik i Milanit ka pasur një bisedë telefonike me lojtarin që ka bërë diferencën. Maldini i shpjegoi atij planet ambicioze të Milanit për sezonin e ardhshëm dhe si përshtatet Origi.
Lojtari është entuziast për këtë projekt të ri. Ajo që mungon për mbylljen e bisedimeve është marrëveshja për bonuset dhe tarifa e nënshkrimit që lojtari do të marrë. Detajet përfundimtare për të dy aspektet pritet të zgjidhen shumë shpejt. Origi do të bëhet lojtari i tretë që i bashkohet AC Milan nga Premier League pas Fikayo Tomori dhe Olivier Giroud. /ORAinfo/

Related posts

Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey

Gazeta Max

Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në kampin elitar të Evropës dhe Lindjes së Mesme

Gazeta Max

“Dua një klub që synon Ligën e Kampionëve”, Pochettino zbulon ambicien

Gazeta Max