GazetaMax
Adrenaline

Milan po e transferon pa asnjë cent sulmuesin e Napolit

AC Milan aktualisht ka Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud në dispozicion për fazen e sulmit.
E duke parë që ata po shkojnë duke u plakur, drejtuesit e Milan janë të interesuar të sjellin sulmues të rinj në ‘San Siro’.
Në mendjen e kuq e zinjve është edhe sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, përcjell ORAinfo.

Lojtari belg, ka luajtur në Serie A që nga viti 2013, gjithmonë me Napolin, por kontrata e tij do të përfundojë në verë dhe nuk duket se do të rinovohet.
Sipas gazetës belge Voetbal24, Milani është një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.
Për më tepër, sulmuesi dhe partnerja e tij duan të qëndrojnë në Itali edhe përtej këtij sezoni, të gatshëm të shqyrtojnë opsionet në tavolinë.
Megjithatë mbetet të shihet nëse Mertens do të jetë opsioni i parë për Milanin.
Kjo pasi Maldini dhe Massara janë në bisedime të avancuara me Divock Origi për një transferim të lirë në verë.

Mbeten vetëm disa detaje, pasi lojtari i Liverpoolit është bindur që të transferohet në Milan. /ORAinfo/

Related posts

Pogba – Manchester United, merret vendimi befasues

Gazetamax.mk

Klubi i Kickboksit Wolf përmbyll me shumë suksese vitin 2023

Gazetamax.mk

Lëndimi i Christensen – lojtari mund të mungojë tri javë

Gazetamax.mk