GazetaMax
Kuriozitete

Milanit i del problem me Florenzin

Alessandro Florenzi, iu bashkua AC Milan përpara sezonit në një marrëveshje fillestare huazimi dhe pasi ai ka bërë mjaft mirë, kuqezinjtë po mendojnë ta blejnë atë përgjithmonë.
Megjithatë, ka një problem të vogël, përcjell ORAinfo.
Ka disa javë që dihet se Milani është i gatshëm të nënshkruajë me Florenzin në baza të përhershme, por dihet edhe se ata duan një zbritje. Raportet e fundit sugjerojnë se kjo mund të jetë e vështirë.

Sipas Corriere Dello Sport, Roma nuk është e gatshme të japë ndonjë zbritje për Milanin në klauzolën e blerjes prej 4.5 milionë euro. Kjo do të thotë se kuqezinjtë do të duhet të paguajnë shumën e plotë, siç është rënë dakord verën e kaluar, nëse duan që Florenzi të qëndrojë./ORAinfo/

Related posts

“Nuk është njeri” – Messi çmend të gjithë me videon e fundit, tifozët ndahen në mes nëse është e vërtetë apo e rreme

Gazeta Max

Në “frymën” e fundit, Milani e mposht Lazion

Gazeta Max

Përfundon pjesa e parë: Leicester City – Manchester City, ende pa gola

Gazeta Max