GazetaMax
Lajme

Milevski: Të gjitha bllokadat përfunduan me tërheqjen e opozitës

Shkup, 4 Maj – Vetë bllokada nuk do të thotë domosdoshmërisht provokim i zgjedhjeve të reja. Këto bllokada nuk janë as të panjohura dhe as inovative.

Tashmë janë parë dhe të gjitha kanë përfunduar me tërheqjen e opozitës nga bllokadat dhe normalizimin e punës së Kuvendit, ka thënë në një intervistë për “Lokalno”, lideri i PLD-së, Goran Milevski, lidhur me bllokadën e paralajmëruar të Kuvendit nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai thotë se qytetarët i zgjedhin deputetët që të punojnë dhe të zgjidhin problemet dhe jo të bllokojnë veten e tyre që të jenë krijues të problemeve.

“Koha do të tregojë se kjo bllokadë nuk do të sjellë asnjë pikë pozitive për opozitën, vetëm do të acarojë qytetarët. Por është vendim dhe vlerësim i tyre demokratik”, nënvizon kreu i PLD-së.

Milevski është i mendimit se zgjedhjet organizohen çdo 4 vjet dhe kështu aktorët politikë duhet të përshtaten me politikat, planet dhe projektet e qeverisë.

Related posts

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazeta Max

Lajmet e rreme në shërbim të rritjes së ndikimit rus në rajon

Gazeta Max

Bogoev: Më lehtë mblidhen 80 deputetë për ndryshime kushtetuese se sa 61 për shumicë të re

Gazeta Max