GazetaMax
Ballina

Ministri Haliti konfirmon: Nga Prilli s’do të ketë pagë nën 18.000 denarë

Qeveria e realizon edhe një premtim për rritje pagash. Siç informoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Admirim Haliti, në muajin prill administratës publike nuk do t’i paguhet paga minimale nën atë të garantuar me ligj.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat. Ligji që duhet të harmonizojë pagën minimale është tashmë në Kuvend dhe sipas informacioneve tona duhet të votohet më 5 prill. E zgjidhëm problemin me pagën minimale. Sa i përket kërkesave të tjera të sindikatave për ngritjen e pagave në nivele të tjera, ne si Qeveri dhe si MSHA vazhdojmë të komunikojmë me ta dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë, por në mënyrën më të mirë dhe në kohën më të mirë për Qeverinë dhe vend”, tha Haliti sot në një konferencë për media.

Ai shtoi se deri më 15 prill të gjithë të punësuarit në administratën publike do të marrin pagë minimale prej 18 mijë denarë dhe se askush nuk do të ketë pagë nën atë shumë.

Related posts

Adelina Hasani ka humbur peshë, mahnitë në paraqitjen e fundit

Gazetamax.mk

Ky është personazhi i parë i ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos

Gazetamax.mk

Birra i bën mirë shëndetit

Gazetamax.mk