GazetaMax
Lajme

Ministri i Shëndetësisë premton mbështetje institucionale për Qendrën e Rehabilitimit “SOS Medika”

Më 19 korrik 2025, kryetari i Shoqatës SOS Vita, Ertan Shakiri, zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Azir Aliu, të cilin e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në angazhimet e tij institucionale.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet dhe misionin shumëvjeçar të Shoqatës SOS Vita në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për rolin e rëndësishëm të Qendrës së Rehabilitimit “SOS Medika”, e cila ofron shërbime falas për këtë kategori të ndjeshme.

Ministri Aliu vlerësoi punën e shoqatës dhe nënvizoi nevojën për integrimin e kësaj qendre në sistemin shëndetësor publik, përmes përfshirjes së saj në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ai u angazhua që institucionet përkatëse të ndërmarrin hapat e nevojshëm për realizimin e këtij projekti.

Në shenjë mbështetjeje dhe respekti, Ministri ftoi Ertan Shakirin që të jetë pjesë e kabinetit të tij si bashkëpunëtor dhe përfaqësues i kauzës së personave me nevoja të veçanta. Shakiri e vlerësoi këtë ftesë si një nder dhe mbështetje të madhe për misionin e shoqatës.

Ministri theksoi se ka ardhur koha që personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave që punojnë për ta, t’u ofrohet mbështetja institucionale që meritojnë.

Related posts

Në fund të muajit skadon marzha e çmimeve, ekspertët presin rritje të inflacionit

Gazeta Max

E FUNDIT/ Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë më bord

Gazeta Max

Regjistrohen 53 raste me Covid-19 dhe 94 pacientë të shëruar

Gazeta Max