GazetaMax
Lajme

Ministri Osmani në takim me kryepeshkopin e Vatikanit, Poll Riçard Galager

Shkup, 18 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë nikoqir i sekretarit të shtetit për Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë, kryepeshkopin Poll Riçard Gallager, i cili do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

MPJ njoftoi se në takim pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivat për përmirësimin e mëtejshëm të tyre, kushtet dhe sfidat më të fundit në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, përpjekjet për tejkalimin e pengesave për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, si dhe invazionin rus në Ukrainë dhe pasojat për kontinentin evropian.

Pas takimit zyrtar, ministri Osmani dhe kryepeshkopi Poll Gallager, do të vendosin lule në pllakën e shtëpisë së Nënë Terezës në sheshin e qytetit.

Gjatë vizitës, kryepeshkopi Gallager do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Përveç takimeve me krerët e shtetit, Kryepeshkopi Gallagher do të zbatojë një program të organizuar nga Kisha Katolike në Shkup.

Related posts

Shqiptari Abdulhamid Rizvani drejton partinë SPD të Leverkusenit në rrethet Rheindorf dhe Hitdorf

Gazeta Max

Alarm në Greqi/ Një fëmijë 14-muajsh shfaqet me simptomat e hepatit, sa jemi të rrezikuar edhe ne?

Gazeta Max

I martuar me dy fëmijë të mitur, identifikohet 38-vjeçari që u gjet i vdekur brenda në makinë

Gazeta Max