GazetaMax
Ballina

Ministri Sali nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me ambasadorin hungarez, Ishtvan Duks

Avancimi i bashkëpunimit dypalësh me Hungarinë, që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së resurseve njerëzore, materiale dhe infrastrukturore në shëndetësi, ishte fokusi i Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar sot ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Resurseve Njerëzore të Hungarisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë për periudhën 2022-2026.
Memorandumin e nënshkruam së bashku me Lasllo Ishtvan Duks, Ambasador i Republikës së Hungarisë. Me Memorandumin e Mirëkuptimit parashikohet bashkëpunim në disa fusha prioritare, si: organizimi dhe modernizimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe sigurimit shëndetësor, si dhe shkëmbimi i përvojave për ndjekjen epidemiologjike të sëmundjeve infektive, edukimin mjekësor dhe trajnimin mjekësor. Në kuadër të Memorandumit është paraparë organizimi i punëtorive të përbashkëta, si dhe shkëmbimi i ndërsjellë dhe trajnimi i mjekëve.

Related posts

Një lidhje e trazuar mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Gazeta Max

Tri arsye pse po ju duket se asgjë nuk po ju bën të lumtur

Gazeta Max

Nëntë shenja se ju keni mëlçi me plot toksina

Gazeta Max