GazetaMax
Lajme

Ministri Shaqiri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rektorit të ri të UNT-së

Shkup, 26 prill- Merita për të gjitha sukseset dhe arritjet e universitetit më të ri, por edhe më të shpejtë shtetëror “Nënë Tereza” i takon të gjithë stafit që punon këtu që nga viti 2016, të udhëhequr nga rektori i parë dhe aktual, Prof. Dr. Aziz Polozhani, i cili në fakt tregoi dhe dëshmoi se si duhet udhëhequr dhe drejtuar një universitet në drejtimin e duhur. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e falënderoj për gjithë punën e deritanishme dhe e përgëzoj për të gjitha rezultatet e arritura. Rektorit të ri, Prof. Dr. Izet Zeqirit i uroj që të vazhdojë historinë e suksesit dhe ta udhëheq këtë institucion të arsimit të lartë drejt arritjeve të reja.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në ceremoninë e sotme me rastin e pranim-dorëzimit të funksionit së rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

“Besoj se Prof. Dr. Pollozhani do të vazhdojë të jetë plotësisht i disponueshëm për të gjithë stafin këtu, për këshilla dhe rekomandime dhe sigurisht do të jetë shembull i përkushtimit dhe sakrificës në kryerjen e funksionit të Rektorit. Nga ana tjetër, di se rektori i ri, Prof. Dr. Zeqiri e njeh mirë gjendjen në këtë institucion të arsimit të lartë dhe në përgjithësi arsimin e lartë në vend, kështu që kam besim në menaxhim cilësor dhe një të ardhme të mirë në këtë universitet”, tha Shaqiri.

Ministri theksoi se me hapjen e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në vitin 2016, u realizua një tjetër ide e madhe në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin dhe zgjerimin e mundësive për edukimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të popullatës shqiptare në vend dhe në rajon. sepse ky universitet po bëhet gjithnjë e më shumë një zgjedhje për studentët nga vendet fqinje.

Universiteti Nënë Tereza jep një kontribut të madh në realizimin dhe promovimin e arsimit të lartë dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore. Tashmë po krijon gjenerata akademike që janë dëshmuar se janë të përgatitur mirë dhe të integruar me sukses në funksionimin e sistemeve shoqërore,por janë edhe udhëheqës të ndryshimit për të mirë, tha Shaqiri, duke shtuar se MASH-i mbetet i hapur për bashkëpunim dhe universiteti do të ketë gjithmonë mbështetjen që do t’i duhet./Zhurnal.mk

Related posts

Gjendja në Shkup pas stuhisë

Gazeta Max

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Gazeta Max

Në cilat raste mund të shkarkohet një kryetar komune?

Gazeta Max