GazetaMax
SPORT

Miqësorja me Katarin, trajneri Edy Reja shpall listën e Kombëtares me 23 lojtarët e ftuar

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarë të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit.
Pjesë e grupit janë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me klubet e huaja.
I vetmi legjionar në këtë listë është Kristal Abazaj, i cili aktivizohet në kampionatin turk me klubin e Istanbulspor.
Të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar teksa për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai.
Përfaqësuesja do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të “Abissnet Superiore” për të nisur grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin Tropikal në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.
Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.
Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e radhës me Katarin:

Related posts

Man City eliminohet nga FA Cup

e-max

Fjalët e para të Ten Hag pasi u zyrtarizua të Manchester United

e-max

‘Panoramasport’: Shkarkimi i Reja sot ose nesër, pritet vetëm vendimi

e-max