Zëdhënësja dhe deputetja VMRO-së, Marija Miteva u shpreh se partia e saj po ndërton konsensus për sistemin në shtet dhe zhvillimin e shtetit, të vetmit kundërshtarë të kësaj janë “fëmijët” e Zaevit, Venko Filipçe dhe Slavjanka Petrovska.
“Në vend se të mbajnë llogari ndaj qytetarëve, ata janë në garë në parti. Ndryshimet në Ligjin për organizimin e Punës së Organeve Shtetërore janë racionale dhe shumë të nevojshme, dhe këto ndryshime janë punuar me përfaqësues të BE-së dhe janë pjesë e IPA programit”, u shpreh Miteva.
Ajo shtoi se për dallim nga partia e saj, Filipçe dhe Petrovska vendosën karrierën para interesave të shtetit dhe dëshmuan se nga dita e parë LSDM po punon si ta ndalojë progresin e shtetit.
“Cili do të jetë kryetar partie do të pësojë disfatë për shkak se të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe Filipçen dhe Petrovskën janë aryeja për disfatën në zgjedhje”, tha Miteva.