GazetaMax
Lajme

“Mjaft më me përbuzje dhe nënçmim” – Ahmeti thërret për mobilizim shqiptar më 19 Tetor!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar fuqishëm pas thirrjeve raciste në Kumanovë dhe ka dhënë një mesazh të qartë për zgjedhjet e 19 tetorit. Ai ka theksuar se fushata kundër barazisë së shqiptarëve është sistematike dhe e qëllimshme.

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj, miq. Jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga përpjekjet e përditshme për të na përulur, për të anuluar gjithçka që ndërtuam bashkë.”

Ahmeti ka renditur një sërë padrejtësish që, sipas tij, po u bëhen shqiptarëve: nga përbuzja dhe përndjekjet, deri tek rrezikimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë.

“Tetori, miq, është dita juaj. Dita për të thënë ‘mjaft më’ njëzëri dhe masivisht kundër përkuljes dhe vazalitetit. Po afrohet koha kur populli do të flasë – zëshëm dhe shurdhueshëm!”

Në fund, ai i bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen dhe të ndalojnë “largimin nga Bashkimi Europian dhe afrimin me Rusinë e Serbinë”.

Related posts

Dritë jeshile nga Këshilli i BE-së për nënshkrimin e Fronteks me Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Pas shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet rritje e çmimit të miellit

Gazeta Max

Në Kumanovë nisi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Ditët e Komedisë”

Gazeta Max