GazetaMax
Lajme

Mjegulla e vështirëson trafikun ajror, një pjesë e fluturimeve vonohen dhe anulohen

Shkup, 2 janar – Mjegulla në Shkup po e vështirëson qarkullimin ajror dhe rrugor. Një pjesë e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar ose vonuar. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur edhe në disa akse rrugore në të gjithë shtetin.

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar, janë anuluar fluturimet nga Bremeni dhe Dortmundi, ndërsa është vonuar fluturimi nga Stambolli. Vetëm në aeroportin e Shkupit është ulur aeroplani nga Vjena. Për rreth katër orë është vonuar edhe fluturimi për në Stamboll dhe për rreth 50 minuta për në  Londër.

Në pjesën e aksit rrugor, Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në mëngjesin e sotëm informoi se është ulur dukshmëria në disa akse rrugore në shtet. Dukshmëri të ulët deri në 40m kanë në akset akset rrugore Tetovë-Grupçin dhe Koçan Vinicë-Makedonska Kamenicë,  ndërsa dukshmëri prej 50m deri 100m  në akset rrugore Manastir-Prilep, Shkup-Kumanovë, Shkup-Veles, Veles-Katllanovë dhe Koçan-Shtip.

Related posts

Nga mesnata shtrenjtohet benzina

Gazetamax.mk

Spasovski – Demerxhiev për 4 shkurtin: Për nderimin e Goce Dellçevit nuk do të lejohet incident

Gazetamax.mk

Me LSDM-në apo BDI-në bënë marrëveshje? Ibrahimi: Me Zaevin

Gazetamax.mk