GazetaMax
LAJME

MMJPH: Gjeoekonomia e gjelbër në fokus të Samitit Evropian në Pragë

Shkup, 11 nëntor – Ngjashëm me BE-në në tërësi, e cila është rreth 60% e varur nga energjia e importuar, rajoni i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu shumë i varur nga importet e lëndëve djegëse fosile. Paraqitet nevoja për një bashkëpunim më të fortë rajonal përmes tregtisë ndërkufitare të energjisë, investimeve në zhvillimin e infrastrukturës dhe burimeve energjetike, si dhe shkëmbimit të informacioneve dhe teknologjisë në rajon si një zgjidhje efektive për trajtimin e çekuilibrit të energjisë”. Kështu theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, gjatë fjalimit të sotëm në panel-diskutimin Gjeoekonomia e Gjelbër dhe Fqinjësia Evropiane, në kuadër të Samitit Evropian në Pragë.

Ministri Nuredini theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet është e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha parakushteve për veprim të integruar klimatik, për të cilën janë miratuar disa dokumente, duke iu referuar mbështetjes që Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë përmes pakos së granteve për të zbutur pasojat e krizës energjetike dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.

Nuredini, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i MMJPH-së, e shfrytëzoi këtë rast për të përcjellur mesazh deri tek institucionet dhe bankat ndërkombëtare për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e këtyre politikave, si dhe kolegëve nga rajoni për ndërvarësi më të madhe energjetike, e cila do të reduktojë luhatshmërinë e çmimeve dhe ndërprerjet e furnizimit, si një hap kryesor drejt tranzicionit energjetik drejt të cilit synojmë si Ballkani Perëndimor.

“Rritja e kërkesës për energji në rajon është nxitur kryesisht nga niveli i shpejtë i urbanizimit dhe industrializimit. E vetmja zgjidhje që mund të përmirësojë situatën e përgjithshme në rajon është rritja e bashkëpunimit në sektorin e energjisë duke hequr të gjitha barrierat ekzistuese në tregtinë e energjisë elektrike, gazit dhe naftës, si dhe duke përcaktuar, planifikuar, financuar dhe menaxhuar investime të reja në lidhje me energjinë në mënyrë rajonale”, tha ministri Nuredini.

Samiti Evropian në Pragë është një platformë për dialog strategjik për përgjigje të përbashkëta ndaj sfidave të BE-së. Fjalime kryesore hyrëse në hapjen e ditës së dytë të Samitit Evropian në Pragë kishin Vera Jourova, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian për Vlera dhe Transparencë, Dirk Buschle nga Departamenti i Studimeve të Politikave Evropiane dhe Menaxhimit, dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Related posts

Ahmeti: 20 vjetori i dedikohet dy dekadave të ardhshme, kush është i përgaditur për këtë udhëtim, le të lidh rrypin e sigurisë

e-max

Dita e tretë e protestës në Shqipëri, qytetarët para kryeministrisë renditin kërkesat

e-max

Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Shkup

e-max