GazetaMax
SPORT

Refuzova Realin për Milanin, ishte gabimi më i madh i karrierës

Jens Lehmann fitoi trofe me Schalke 04, Borussia Dortmund dhe Arsenalin, ndërkohë që veshi edhe fanellat e Milanit dhe Stuttgartit gjatë karrierës së tij. Ish-portieri i njohur gjerman, i famshëm edhe për çmenduritë e tij dhe ndëshkimet rekord me kartonë të kuq, u transferua te Milani në verën e vitit 1998.
Aventura italiane nuk shkoi ashtu siç pritej, shumë shpejt Abbiati i fitoi postin e titullarit dhe në janarin e vitit 1999 Lehmann u rikthye në Bundesliga duke firmosur me Dortmundin. 53-vjeçari ka zbuluar një detaj interesant rreth verës kur firmosi me Milanin, moment për të cilin është penduar.
“Pranimi i transferimit te Milanit ishte një gabim i madh. Mbaj mend që atë verë më thirri një drejtues i Realit të Madridit për të mësuar nëse isha i gatshëm të luaja në Santiago Bernabeu, por unë preferova Milanin, pasi Serie A konsiderohej si kampionati më tërheqës dhe ishte më konkurrues sesa La Liga.
Transferimi te kuqezinjtë rezultoi një gabim, unë duhej të kisha firmosur me Realin”, kujton Jens Lehmann, autor i 61 ndeshjeve me “Pancerat” e Gjermanisë. Ai është portieri me më shumë kartonë të kuq në Bundesliga, ndërkohë që i zhvilloi të plota të gjithë ndeshjet e sezonit 2003-2004 me Arsenalin që fitoi Premier League pa pësuar asnjë humbje.

Related posts

Vasseur: Për problemet e Alfa Romeos ka gisht edhe Latifi

e-max

Vadedin Sulejmani falënderon mbështetësit e tij si dhe premton projekte te reja

e-max

Lufta për ‘Këpucën e Artë’ 2022, kush kryeson garën dhe si qëndron situata

e-max