GazetaMax
Sport

Modriq zyrtarisht i jep lamtumirën Real Madridit

Luka Modriq i ka thënë lamtumirë Real Madridit në rrjetet sociale, përpara se ti bashkohet Milanit.

Në postimin e tij, Modriq ka shkruar se “nuk është lamtumirë” përkundër që nga “Santiago Bernabeu” pas 13 vjetësh.

Mesfushori kroat është larguar si lojtar i lirë nga Reali dhe pritet së shpejti të transferohet te Milani, ekip me të cilin tashmë ka firmosur kontratë njëvjeçare.

“Shtëpia ime për 13 vjet. Shtëpia ime përgjithmonë. Kjo nuk është lamtumirë, është një shihemi më vonë”, ka shkruar Modriq që ka postuar disa fotografi të aventurës së tij të suksesshme me fanellën e Realit.

Modriqi, së shpejti pritet të prezantohet te Milani, ekip ku e ka opsionin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër, pra deri në vitin 2027.

Milani tashmë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe Modriq do ti bashkohet në muajin gusht pas pushimeve, duke pasur parasysh deri javën e shkuar ka luajtur për Real Madridin në Botërorin e klubeve në SHBA.

Related posts

Incidenti me flamurin, Toshkovski: Nuk do të lejojë veprime të tilla të nxisin tensione ndëretnike

Gazeta Max

Punonjësit shëndetësorë me rekomandime para festave: Alkool me masë, përmbahuni nga mjetet piroteknike

Gazeta Max

VLEN: Krimi e korrupsioni nuk kanë përkatësi etnike

Gazeta Max