GazetaMax
Lajme

Moduli i dytë i Shkollës Politike pranë Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

Shkup, 7 maj – Këtë fundjavë po mbahet moduli i dytë i Shkollës për Politika pranë Qendrës Presidenciale për Edukim Politik në bashkëpunim me Institutin Demokratik  Nacional për Çështje Ndërkombëtare (NDI).

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, moduli i dytë i Shkollës për Politika e hapën dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit Pogramor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, këshilltar i presidentit për çështje juridike dhe profesor ordinar në Fakultetin Juridik “Justijani i Parë” dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë rezident i Institutit Demokratik Nacional për Çështje Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë drejtim, u mbajt panel diskutim në të cilin morën pjesë disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, koordinatorë të grupeve të deputetëve të pushtetit, Jovan Mitreski i LSDM-së, Arbër Ademi i BDI-së dhe të opozitës, Nikolla Miceski i VMRO-DPMNE-së dhe Artan Qazimi i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa fjalime në temën “Kuvendi si themel i demokracisë parlamentare” kishin nënkryetari dhe sekretarja e përgjithshme të Kuvendit, Goran Milevski dhe Cvetanka Ivanova.

Me qëllim të afrimit të punës së Kuvendit me popullatën e re u mbajt edhe aktivitet edukativ “Kam qëndrim”, ku pjesëmarrësit e simuluan punën e legjislativit.

Qëllimi i trajnimeve në kuadër të modulit të dytë është ngritja  e vetëdijes te popullata e re për përfitimet e demokracisë, inkurajimi i tyre dhe përgatitja për përfshirje  dhe kritikë shoqërore dhe politike.

Related posts

Shqiptohen 127 kundërvajtje trafiku në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazetamax.mk

Vidhet pajisja kompjuterike në kufirin në Bllacë

Gazetamax.mk

Paralajmërimi i Selës i saktë, “Ballkani i Hapur” projekt i Rusisë

Gazetamax.mk