GazetaMax
Lajme

Momenti kur Arjan Telhallari, i armatosur, shkon drejt zyrës së Tom Doshit

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur shtetasi Arjan Telhallari i armatosur ka shkuar në drejtim të zyrës elektorale të PSD.

Djali i tij ka pasur një konflikt me shtetasin Lendi Palajn dhe dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të basteve.

Një konflikt ndodhi sot pranë zyrave elektorale të PSD në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku për pasojë u dëmtuan fasadat dhe xhamat e zyrës.

Lidhur me këtë ngjarje u shpallur në kërkim dy persona babë e bir, shtetasi Arjan Telhallari dhe djalin e tij.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Partia Socialdemokrate sipas të cilës konflikti nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e PSD.

Related posts

Fatmir Dehari nga Kollara: Punët flasin vetë – rrugët na afrojnë me njëri-tjetrin dhe me zhvillimin që e duam të gjithë

Gazeta Max

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Gazeta Max

Reshje të dobëta të borës në Krushevë, në Strazhë dhe në Kodrën e Diellit, mjegull në Gjavatë

Gazeta Max