GazetaMax
Lajme

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 22 maj – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Rreth mesditës dhe pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht dhe në formë të motit të ligë afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 24 deri në 33 gradë. UV indeksi do të jetë 7, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet deri në 13, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 28 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të jetë shumë i ngrohtë me temperaturë maksimale mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në orët e pasdites në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht sot dhe nesër kur lokalisht proceset do të jenë edhe më intensive në formë të motit të ligë, informojnë nga DPHM.

Related posts

Pjesëtarët e ARM do marrin pjesë në misionet e NATO në Irak dhe Letoni

Gazetamax.mk

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit gjyqësor, Pavlinka Crvenkovska

Gazetamax.mk

Shumë barna mungojnë për pacientët në RMV!

Gazetamax.mk