GazetaMax
Lajme

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 28 gradë

Shkup, 2 nëntor – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 28 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Deri të enjten moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së lehtë të mëngjesit. Vranësirat do të rriten ditën e premte, ndërsa gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, me shi dhe më i freskët.

Related posts

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” pëson rënie prej 20 vendeve në rang listën e universiteteve më të mirë në botë

Gazeta Max

Institucionet në gjum të thellë, po shfaroset mali Sharr

Gazeta Max

Mariçiqi nga Brukseli: Kemi kapacitet dhe motivim që t’i arrijmë standardet e nevojshme

Gazeta Max