GazetaMax
Lajme

Moti sot me diell, pasdite mundësi për shi

Shkup, 14 qershor – Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare, kohë pas kohe të përforcuar, nga drejtimi verior pritet deri në orët e paradites. Pasdite moti do të jetë jostabil dhe me vranësira me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 18, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 24 deri në 32 gradë. UV indeksi 7.

Në Shkup moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita dhe pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri në 16, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 29 gradë.

Prej nesër deri të premten do të ketë stabilizim të motit, ndërsa në disa pjesë të fundjavës sërish pritet jostabilitet lokal i përcjell me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Related posts

Forum i shërbimeve veterinare nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Gazeta Max

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazeta Max

26 vjet nga masakra e Belegut të Deçanit, ende nuk dihet për fatin e 33 personave

Gazeta Max