GazetaMax
Lajme

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Shkup, 12 tetor – Moti sot në mëngjes do të jetë i vranët me reshje lokale të kohëpaskohshme, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 20 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu në mëngjes. Gjatë paditës me vranësira të ndryshueshme.. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Sipas drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, deri të premten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Të enjten pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë kushte lokale që reshjet të jenë të rrëmbyeshëm. Nga e shtuna do të ketë një periudhë të qëndrueshme moti me rritje të temperaturës ditore.

Related posts

Në filarmoninë e Shkupit në organizim të BFI-së u shënua viti i ri hixhri 1445

Gazeta Max

Shteti do të kërkojë ndihmë nga Brukseli për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

Gazeta Max

Si i bëri bashkë Bujar Osmani 4 shtete ballkanike dhe e trazoi Serbinë

Gazeta Max