GazetaMax
Lajme

MPB: Dy aksione të suksesshme të nëpunësve policorë në shpëtimin e personave

Shkup, 5 shkurr – Ditën e djeshme në ora 16.23 minuta në SPB Manastir, K.R. (22) nga Shkupi ka kërkuar ndihmë për shkak se së bashku me bshkëshorten e tij në rrugë nga përmendorja “Sliva” në drejtim të Liqenit të Krushevës, me automjetin “dacia” me targa regjistrimi të Shkupit kanë ngecur në reshjet e dëborës. Nëpunës policorë të Njësisë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Krushevë kanë kryer konrollime në teren dhe në ora 16:35 minuta në vendin e quajtur “Tushot” personat janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç njofton MPB-ja, ë datën 04.02.2023 në ora 15:35 në SPB Tetovë është denoncuar se dy persona të mitur nga Shkupi kanë qenë në objekt te ski-ashensori në Kodrën e Diellit dhe për shkak mjegullës së dendur dhe erës së fortë nuk kanë pasur mundësi të zbresin.

“Nëpunësit policorë të Njësisë Policore Kodra e Diellit në bashkëveprim me Ratrak kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe rreth orës 16:20 minuta të miturit janë gjetur, janë pranuar dhe janë sjellur në qendër të lokalitetit në gjendje të mirë shëndetësore”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Abuzim nga ana e qytetarëve, reagon Fondi për sigurim shëndetësor: Sqarojmë procedurën e referimit për trajtim jashtë vendit

Gazeta Max

Çimentorja “USJE” obligohet të kalojë në ngrohje me gaz natyror në afat prej pesë ditëve

Gazeta Max

Rikthehet në funksion sistemi “Sigurimi im”

Gazeta Max