GazetaMax
Lajme

MPJ-ja franceze: Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për hapjen e negociatave me RMV-në

Shkup, 24 qershor – MPJ-ja franceze në reagimin e dërguar në pyetjen e korrespondentit të MIA-s, konfirmon se Parisi zyrtar mbetet i mobilizuar në gjetjen e zgjidhjes për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në.

Reagimi zyrtar i “Kej d’Orsej” pritet shumë gjatë, çështja për përmbajtjen e planit francezë për tejkalimin e vetos bullgare, u vendos para njëzet ditësh dhe disa herë u përsërit. Përgjigja nga ana e diplomacisë franceze vjen pas Samitit BE- Ballkani Perëndimor dhe, siç lajmërojnë më shumë mediat franceze. “pakënaqësi e qartë dhe zemërimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në reagim në mënyrë shtesë thuhet ajo që deklaroi presidenti Emanuel Makron në Bruksel.

“Kej d’Orsej” së pari rikujton se presidenti i Francës Emanuel Makron akoma “ka kohë për biseda telefonike që kishte më 6 qershor me kryeministrin maqedonas dhe me presidentin bullgar, tregoi se është i përgatitur për t’i ndihmuar këto vende të bëjnë marrëveshje bilaterale”.

Në lidhje me angazhimin e drejtpërdrejtë francez në gjetjen e zgjidhjes, MPJ-ja franceze shton se “ndërmarrja e shumë hapave nën presidencën tonë me Këshillin e Bashkimit Evropian me qëllim të mbështesim vendimin për kontestin në mes dy vendeve dhe të konkretizojmë perspektiven evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

Në fund të reagimit të shkurtë u theksua se “ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”,

“Mbetemi të mobilizuar për të arritur zgjidhje të balancuar dhe të pranueshme dhe jemi të vendosur, në rast të marrëveshjes, të organizojmë konferencë ndërqeveritare në mes Bashkimit evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë”,theksojnë nga MPJ-ja franceze.

Related posts

Spasovski: MPB do të vazhdojë me kontrollet intensive në komunikacion

Gazetamax.mk

Nesër nis raundi i ri i bisedimeve mes rusëve dhe ukrainasve

Gazetamax.mk

Islam Abazi, shef i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Gazetamax.mk