GazetaMax
Lajme

Muhamed Elmazi kandidat i VLEN-it për Komunën e Sarajit

Burime të sigurta nga brenda koalicionit opozitar VLEN bëjnë të ditur se krerët e këtij koalicioni kanë vendosur që Muhamed Elmazi do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Elmazi, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv të ndërmarrjes publike NOMAGAS Sh.A., vlerësohet si një profil serioz dhe menaxherial me përvojë në administratë publike dhe energjetikë. Nën drejtimin e tij, kjo ndërmarrje ka pasur rritje në efikasitet dhe transparencë, duke u shndërruar në një model funksional për menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Brenda VLEN-it, Elmazi shihet si figurë unifikuese, me qasje të qetë dhe profesionale, i aftë për të ndërtuar besim tek qytetarët dhe për të sjellë një frymë të re në qeverisjen lokale të Sarajit.

Zyrtarizimi publik i kandidaturës pritet në ditët në vijim, ndërsa brenda strukturave të koalicionit është rënë dakord që ai do të mbajë flamurin e VLEN-it në këtë komunë me peshë të madhe politike.

Related posts

Stojanovski: Sot nuk fituan studentët, por liderët studentorë të preferuar të LSDM

Gazeta Max

Kuvendi për pasdite caktoi vazhdime të tre seancave

Gazeta Max

Pronat e krimit jepen me qira! Fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë nga 291 kontrata të lidhura deri tani

Gazeta Max