GazetaMax
Lajme

Muhamed Elmazi: Në Semenishtë ndjeva lidhjen me rrënjët e mia

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, sot zhvilloi një takim me banorët e fshatit Semenishtë. Ai tha se ky takim kishte një rëndësi të veçantë për të, pasi Semenishti është vendlindja e të parëve të tij.

“Sot në Semenishtë, vendlindjen e të parëve të mi, u ndjeva i lidhur edhe më fort me rrënjët e mia. Takimi me bashkëfshatarët këtu më dha emocion dhe besim se bashkë do ta ndërtojmë Sarajin që e meritojmë,” theksoi Elmazi.

Ai shtoi se përmes takimeve të tilla me qytetarët, po forcohet besimi dhe bashkëpunimi për të ardhmen e komunës.

Related posts

LSDM: I mbrojmë qytetarët nga çmimet e larta

Gazeta Max

Filloi gjykimi për rastin “Besa Trans” ku humbën jetën 45 qytetarë

Gazeta Max

Haxhiu “Jo” e madhe për Kryetare të Kuvendit: Rrëzim pas rrëzimi, VV s’e heq nga propozimi

Gazeta Max