GazetaMax
Lajme

Muja viziton Atiqin: Shërbimi për çdo qytetar do të jetë angazhimi i tij i përditshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka vizituar kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, të cilin e uroi për marrjen e detyrë së re.

Ai tha se Mitrovica Veriore ka shumë punë e nevoja, për të cilat tha se me kryetarin Atiq do të jenë përkushtimi i tij.

“Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm”, tha Muja, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se nën masa të rrepta të sigurisë, sot kryetari i ri i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka dhënë betimin e tij.

Related posts

Bllokada në Shkup ishte në dëm të qytetarëve, thotë Arsovska

Gazeta Max

Drejtori Rustemi inspekton punimet për pastrimin e kanaleve përgjatë Korridorit 8 dhe 10

Gazeta Max

Pal Lekaj thotë se do të kërkohet që Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit

Gazeta Max