GazetaMax
Lajme

Mungesa e shkollave speciale/ Bëjnë 200 km rrugë për të mësuar në Shkup

Shkup, 29 Janar – Xhani është klasa e tretë pranë shkollës për rehabilitimin e nxënësve me shikim të dëmtuar-“Dimitar Vllahov”. Me ndihmën e librit me alfabetin Brajl mëson matematikë por dëshira e tij është të bëhet mjek.

Çfarë do bëhësh kur të rritesh?

Në mungesë të shkollave speciale ai dhe shokët e tij David dhe Mihajllo çdo ditë udhëtojnë nga qytete të ndryshme për të mësuar edhe atë nga Tetova, Prilepi dhe Kumanova.

“Rrugën e kanë të paguar nga ministria e Arsimit. Shpeshherë janë të organizuar prindërit mes veti, fëmijët të cilët janë nga i njëjti qytet bashkë vijnë. Për lehtësimin e fëmijëve dhe prindërve është e përhapur edhe tendenca që këta fëmijë të ndjekin mësim inkluziv por për disa nxënës kjo shkollë është më e përshtatshme” – tha Biljana Stanoevska – mësuese.

Drejtori i kësaj shkollë Boban Spasenovski thotë se shkolla më shumë ndihmohet nga docnacionet se sa nga shteti.

“Zakonisht në këtë shkollë për finansime kërkojmë nga kompani të ndryshme, në rast se Ministria nuk na ndihmon atëherë gjejmë mënyra tjera nga donatorë të ndryshëm” – tha Boban Spasenovski, shkolla ”Dimitar Vlahov”.

Shkolla Dimitar Vllahov është e vetmja shkollë në Maqedoni e Veriut në të cilën mbi 50 fëmijë dhe të rinj, me dëmtime në shikim, vijojnë shkollimin fillor dhe të mesëm. 

Related posts

Opozita e inceneratorëve dhe “opozita” e pasojave të luftës së Putinit

Gazetamax.mk

Ende nuk dihet sa persona ishin në Golfin që ra nga ura në Zhelinë, asnjë gjurmë prej tyre

Gazetamax.mk

Rafajlovski: Punëdhënësi më i madh në vend, është shteti

Gazetamax.mk