GazetaMax
Lifestyle

“Muri”, jo vetëm kufizim i hapësirës, hapet ekspozita me vepra të artit bashkëkohor

Në Galerinë e Arteve të Tiranës është hapur ekspozita “Muri”, e cila sjell vepra të larmishme bashkëkohor artistike të punuar me teknika të ndryshme.

Vepra të larmishme artistike në telajo, qeramikë, skulpturë si dhe kompozime që ndërthurin teknika të ndryshme punimi, janë ekspozuar për publikun dhe dashamirësit e artit pamor në Galerinë e Arteve në Tiranë. 12 artistë të njohur të skenës së artit vizual shqiptar vijnë me një ekspozitë të titulluar “Muri”.

Muri që kufizon hapësirën, por ashtu dhe e krijon atë për tu mbështetur, për të ekspozuar. Kështu shpjegohet simbolika e emrit i zgjedhur nga grupi artistik, i cili për të katërtën herë me radhë sjell krijimtarinë e tij për publikun shqiptar.

Ambicie e drejtorit të galerisë, Abaz Hado, është që ta sjellë ekspozitën në hapësira promovuese më të mëdha.

 “Planet janë për të bërë disa galeri, plani është që kjo galeri të zhvillohet më tutje, në hapësira më të mëdha, brenda kësaj hapsire,”-tha Abaz Hado.

Arben Meksi ka zgjedhur që në këtë ekspozitë karikaturat e tij t’i sjellë në telajo.

Vepra të ndryshme abstrakte, kubizëm, hiper-realizëm, si dhe karikaturat e kësaj ekspozite  ofrojnë larmishmëri perceptimesh dhe konceptesh për vizitorët e të gjitha moshave.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Related posts

Bora poston foto pa grim, më mirë mos e shikoni fare

Gazetamax.mk

Hejdi Mehmeti vjen me “Kullë e prag mos ri harrojmë”

Gazetamax.mk

Nuk ka asnjë rast me fruth në vend

Gazetamax.mk