GazetaMax
Kuriozitete

Muriqi “hero” në fitoren e Mallorcas ndaj Atletico Madrid

Vedat Muriqi, po vazhdon formën e mirë në La Liga.
Atletico Madrid ka pësuar humbje ndaj Mallorca, në ndeshjen e xhiros së 31 në La Liga.
Mallorca mposhti me rezultat 1:0, ekipin e Diego Simeones në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Gjatë kësaj ndeshje paraqitje më të mirë kishte ekipi i Vedat Muriqit.
Përkundër rasteve të krijuara nga të dyja anët, pjesa e parë u mbyll pa gola. Ishte minuta e 68` e ndeshjes kur sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi shënoi nga pika e bardhë, për t`ia dhuruar epërsinë Mallorcas.
Pas një gjuajtje spektakolare nga pika e bardhë, Muriqi shënoi në cepin e portës të Jan Oblak, kështu ia dhuroi tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Pas golit të ekipit vendas, rastet nuk munguan nga të dy skuadrat, por gola më nuk kishte. Pas kësaj humbje Atletico Madrid zbret në vendin e katërt me 57 pikë, ndërsa Mallorca në pozitën e 17 me 29 pikë gjithsej.

Related posts

Huazimi i Hazardit po kërkohet nga dy ekipe të mëdha

Gazeta Max

Pjanic: Xavi është model, puna me të është speciale

Gazeta Max

Futbollisti Tetovar Ard Kasami i cili mbron ngjyrat e ekipit Struga Trim Lumi prononcohet përpara ndeshjes kundër Renovës!

Gazeta Max