GazetaMax
Lajme

Murtezani nga Dublini: Irlanda mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së pa bllokada dhe kushtëzime bilaterale

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi sot një takim zyrtar në Dublin me Ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane të Irlandës, Toma Brn. Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

Ministri Murtezani vlerësoi lart qëndrimin e palëkundur të Irlandës në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian si një proces të bazuar në merita, pa pengesa apo kushtëzime bilaterale. Ai theksoi se ky qëndrim është një sinjal i fuqishëm për të gjitha vendet e rajonit, duke rikthyer besimin dhe shpresën në perspektivën evropiane. “Ministri Brn është një mik i sinqertë dhe mbështetës i fuqishëm i së ardhmes sonë evropiane. Irlanda qëndron qartë dhe zëshëm në anën e zgjerimit të BE-së si një proces që duhet të bazohet në kritere dhe jo në bllokime politike”, deklaroi Murtezani.
Në takim u diskutuan edhe reformat që po zbatohen në vend, si dhe mënyrat konkrete për të siguruar mbështetje për zbatimin e tyre përmes partneriteteve institucionale, ndihmës teknike dhe shkëmbimit të përvojave.

Një pikë e veçantë e diskutimit ishte përgatitja e Strategjisë së parë të Irlandës për Ballkanin Perëndimor, për të cilën Murtezani shprehu mirënjohje, duke e cilësuar si një instrument të rëndësishëm për mbështetjen më sistematike dhe afatgjatë të vendeve të rajonit.

Ministri gjithashtu theksoi gatishmërinë e vendit tonë për të bashkëpunuar ngushtë me Irlandën gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së në vitin 2026, në fusha kyçe si reformat, administrata publike, ekonomia, arsimi dhe kultura. “Na lidh një vlerë e përbashkët: besimi se Evropa duhet të jetë e qëndrueshme, e fuqishme dhe e unifikuar. Për këtë arsye vazhdojmë të punojmë për vendin, për qytetarët, për të ardhmen”, përfundoi Murtezani.

Related posts

Zëvendës drejtori i Doganave, Dauti takoi ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Gazeta Max

A do të jetë Olti Curi përsëri si opinionist në BBVK 2

Gazeta Max

26 vite liri, një jetë e re për Kosovën dhe gjithë shqiptarët!

Gazeta Max