GazetaMax
Lajme

Murtezani: Reformat janë themeli i afrimit drejt BE-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kolegët ministra, kanë mbajtur një takim të përbashkët me temë Agjenda reformuese dhe progresi i integrimit evropian të vendit.

Murtezani theksoi se reformat janë boshti kryesor i procesit të afrimit drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se ato nënkuptojnë jo vetëm përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, por edhe forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe krijimin e standardeve më të larta për qytetarët.

“Kjo nuk është vetëm detyrim ndaj Brukselit, por është edhe obligim i brendshëm, për një të ardhme të sigurt dhe evropiane”, shkroi Murtezani.

Related posts

Daut Beqiri: Haraçina nuk është mall për shitje, kjo është tokë e gjakut dhe e krenarisë, shihemi në zgjedhje

Gazeta Max

Grubi: Edhe një detyrë u përmbush, gjuha shqipe në uniformat e policisë!

Gazeta Max

Angelovska-Bezhoska: Sistemi bankar dhe kursi i denarit janë stabil

Gazeta Max