GazetaMax
Lajme

Musa Xhaferi: Po kërkojmë llogaridhënie, nuk është tragjike nëse kjo gjeneratë ngel në klasë

Shkup, 18 Tetor – Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi i ftuar në emisionin “Programi 200”, tha hapur se ka qenë në komunikim dhe konsultim permanent dhe të drejtë për drejtë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.

“Në fakt nuk ka pasur akuj, ne kemi bërë përpjekje që të hyjnë në binarë funksionimi institucional sipas statutit dhe programit të partisë”, deklaroi Musa Xhaferi i pyetur nëse janë shkrirë akujt mes tij dhe Ahmetit duke shtuar se konsultohen shpesh dhe komunikojnë bashkë.

Xhaferi: Me Ahmetin kam komunikuar dhe jam konsultuar gjithnjë

“Po konsultohemi, komunikojmë. Unë përherë i kam paraqitur ato mendimet dhe shqetësimet e mia, direkt me zotin Ahmeti”, shtoi Xhaferi duke hedhur poshtë zërat se mes tyre komunikimi ishte shkëputur përgjithmonë.

Xhaferi akuzon ministrat e partisë së tij për dështimet e projekteve në vendbanimet shqiptare

E tash pas rikthimit të tij në opinion dhe në parti si kryetar i Këshillit mbikëqyrës sa e dëgjojnë të rinjtë në Qeveri, ai tha se kërkojnë vetëm llogari në kuadër të organeve partiake.

“Ne kërkojmë që në mënyrë jo-private, jo-shoqërore të ketë komunikim, llogaridhënie. Por të jetë në kuadër të organeve, sepse organet janë ato të cilat delegojnë detyra dhe delegojnë funksione”, deklaroi Musa Xhaferi.

Duke diskutuar më tej për raportin e tij me Talat Xhaferin dhe lajmet e fundit se a mund ai të jetë anëtarë i kryesisë së BDI-së, Musa Xhaferi thotë se edhe juristët por edhe vet Talati ka dilema.

“Po është organ ekzekutiv. Unë besoj se edhe zoti Talat Ka dilema, edhe juristët. Por unë kam thënë se ne do ta shqyrtojmë…”, u përgjigj Xhaferi, derisa edhe Talat Xhaferi theksoi më herët se: “Në Kushtetutë ka një paragraf, ku thuhet, megjithatë edhe zoti Talat Xhaferi thotë që mund të jetë anëtarë, por pa të drejtë vendimmarrje, pa të drejtë vote. Nëse kjo është dilema që të jetë anëtarë i kryesisë së BDI-së, pa të drejtë vendimmarrje, atëherë ç’kuptim ka”, deklaroi Talat Xhaferi.

Duke debatuar më tej lidhur me punën e qeverisë, Musa Xhaferi thotë se përgjegjës për dështimet e projekteve kapitale në vendbanimet shqiptare janë të gjithë ministrat e partisë së tij.

Ai shton se asnjëri prej tyre nuk duhet ta marrë si fatkeqësi largimin eventual të tyre nga pozita.

Zëvendëskryeministri që ka mandat nga qeveria që duhet të kontrollojë ministrat ne faktikisht dalim të zhgënjyer, nuk ka deponim të rezultateve dhe kjo ka dhënë rezultat negativ te elektorati dhe fillojmë të humbim. Zona numër 6 ku nuk qëndrojmë mirë dhe kemi pësuar humbje për arsye se premtimet e dhëna në vitin 2020 nuk i kemi realizuar dhe ka shumë hapësirë për kritika, investimet kapitale në vendbanimet shqiptare po të numërojmë janë simbolike për arsye se kemi ministra që janë nga viti 2017 dhe nuk mund të arsyetohen se nuk kanë pasur rastin të tregojnë veten, ka thënë kështu Xhaferi.

Implementimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe duhet të na dëshmojnë se Komisionet qeveritare mund të bëhen në gjuhën shqipe, flas nga ministrat shqiptar sepse ligji duhet të implementohet, në Çair marr shembull ne nuk kemi investime. Kam qenë vet ministër dhe nëse mbesin në klasë kjo gjeneratë do jetë përparësi për arsye se këto nuk kanë dashur të konfrontohen dhe kanë dëgjuar të parin që ka dirigjuar me shkop dhe ata e dinë shumë mirë se ai nuk i ka lënë hapësirë veprimi dhe të tregojnë pse mjetet nuk shkojnë në vendin e duhur, ka shtuar më tej Musa Xhaferi.

Të gjithë ne që jemi zgjedhur ministra jemi rekonstruar në situata të ndryshme është e shëndetshme, pas konsultave do kërkojmë llogari e pastaj do vendosim. Nuk është fundi i botës nëse largohen ministrat aktual të BDI-së dhe rrugën ua lëshojnë të kuadrove të reja, kështu deklaroi në “Programi 200”, anëtari i kryesisë së BDI-së Musa Xhaferi.

“Pse qenka fundi i botës nëse Artani, Bujari apo Fatmir Besimi kolegu im mund të rikonstruohet, të vijën të tjerë. Këto janë ato të cilët pretendojnë se do të vijnë të rinjtë, le ta lëshojnë rrugën të shohim se kush janë ata të rinj. Nuk është tragjike…

Do të thotë ata janë të parët që duhet të largohen nga ekzekutivi, të ndryshojnë…?

“Kush?”.

“Siç përmendët zoti Grubi, zoti Osmani dhe zoti Fatmir Besimi?

“Ky është një mendim i imë individual si anëtarë i kryesisë. Në bazë të llogaridhënies dhe rezultateve do të bëhet edhe klasifikimi dhe vendimi do të marrin përgjegjësi se cili do të lëviz, të lëshoj vendin dhe ne nuk i çojmë në gjilotinë, do punojnë në funksione tjera, do punojnë në funksione partiake”, tha mes tjerave Xhaferi.

I pyetur se a ka Xhaferi ambicie për kryetar të BDI-së nga Grupi i zjarrit në Kongresin e ardhshëm, Xhaferi përgjigjet.

“Unë nuk kam dëgjuar. Në Grupin e zjarrit ka një ambicie, ose ka një qëndrim dhe një qëllim, që ta them kështu, t’ja hjek dushkun, që Zoti Artan Grubi nuk është ai i cili do të lejohet nga grupi i zjarrit dhe flakës që të merr kreun e BDI-së, që tentativa të tilla ka pas, por nga grupi i zjarrit askush nuk ka pretendime të atilla. Në momentin kur do të vij, të jemi shëndosh e mirë që zoti Ahmeti nuk donë ose nuk mundet, atëherë në ato rrethana do të konsultohen organet partiake se si më tutje”, tha Xhaferi.

Po ju personalisht keni ambicie të tilla?

“Jo jo skam, për këtë jam shumë i qartë. Kur më kanë pyetur këto shokët e Grupit të zjarrit se u bë tashme kjo reklamë, ju kam thënë dëgjoni, unë jam gjithë jetën bashkëpunëtor me Ali Ahmetin, vij nga i njëjti fshat, jemi me të njëjtin subjekt edhe po të më lutni ju, edhe po të jetë e mundur kjo, unë nuk e bëjë këtë. Sepse kam respekt ndaj krahinave tjera, sepse do të shkonte një nga Zajazi dhe vjen prap ky nga Zajazi”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

Related posts

Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore, ndërsa ekonomia duhet të jetë bartëse e aktivitetit të përshpejtuar ekonomik

Gazetamax.mk

Gërguri: Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk punojnë mjaftueshëm për ta mbrojtur shoqërinë prej propagandës ruse

Gazetamax.mk

Rrokulliset një veturë në qendër të Tetovës

Gazetamax.mk