GazetaMax
Ballina Lajme

Musliu: Ka ardhur koha që Kuvendi i Kosovës ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Kandidatja për deputete e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babai të tij.

Ajo ka bërë me dije se kjo nuk është drejtësi, por një akt i turpshëm.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar që Kuvendi i Kosovës të zhbëj këtë gjykate.

“DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet. Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejrësinë në thelbin e saj. Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore. Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dali të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke. Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejrësisë. Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë nderkombëtare, ta ç’bëjë! Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qendro stoik siç ke qendruar gjithmonë”, ka shkruar Musliu.

Related posts

Osmani: Nënshkrimi i marrëveshjes për Korridorin 8, hap historik

Gazeta Max

Roli i parlamenteve është thelbësor për vlerësimin e raporteve të revizorit

Gazeta Max

Kuvendi do të vendosë për gjendjen e krizës në sektorin e energjisë

Gazeta Max