GazetaMax
Uncategorized

Muzg

Hamdi Nuhiju
Më shkon mendja te tava. Pas çdo ndryshimi teknologjik dhe ecjes së njerëzimit përpara, përsëri para vetes na paraqitet një tavë. Dhe njerëzit çmenden pas ushqimeve të përgatitura në tavë. Nuk janë të gatshëm të heqin dorë. Vizitojnë vende të ndryshme turistike dhe kërkesa e tyre e çuditshme është: ushqim tradicional në tavë ! Tavë e ndërtuar prej balte, prej dheu, prej tokës. Tavë që ka përmbajtje njeriu.
Paramendoni një tavë prej qelqi e cila thyhet lehtë dhe në anën tjetër një tavë prej ari e cila edhe nëse thyhet, nuk i humb aspak vlera ?! Secila copëz mund që të bashkohet, shkrihet dhe përpunohet.
Muzg! Para vetes më sillen një milion mendime. Shoh një mural të madh afër ndërtesës së Shtëpisë së Shëndetit. Një fëmijë duke lozur me pajisjet e një mjeku. Sinonim i zgjedhjes së profesionit, brengës dhe hallit të shoqërisë tonë.
Filozofi kanadez Çarls Tajlor, kur rendit sëmundjet moderne, në rend të parë përmend individualizmin. Dukuri e cila është shndërruar në sëmundje moderne. Njerëzit që në emrin e lirisë, kanë keqpërdorur hapësirat shoqërore dhe në rend të parë kanë nxjerr individualizmin. Trungu i individualizmit është egoja. Egoja ushqehet me përplasje mendimesh në tavë.
Muzg! Dita ka nisur me shi. Energjitë që duhet t`i kapim nga dielli janë fshehur. Ne dukemi të mpleksur, edhe pse sapo ka nisur dita. Jemi të pashpresë përballë secilit transformim shoqëror. Sekondat, minutat, orët, ditët, javët, muajt, vitet po ikin me shpejtësinë e dritës. Shpresa na mban te drita në fund të tunelit. Po përsëri do të kthehemi në tokë, baltë, tavë!

Related posts

Twitter shkoi në ekstrem për tu mbrojtur nga Musk: Çfarë është masa “pilula helmuese”

e-max

Elon Musk paditet për mashtrim me “Dogecoin”

e-max

Prodhuesi i iPhone në Tajvan, Pegatron, pezullon operimet në dy fabrika në Kinë

e-max