GazetaMax
Showbizz

“Nata e diasporës në vendlindje“ një festë me yjet e muzikës që bashkon shqiptarët

Ana e Malit dhe Kraja e Ulqini u bënë sërish skena e një mbrëmjeje të paharrueshme, ku zemrat shqiptare nga mbarë bota rrahën në një ritëm të përbashkët: atë të “Natës së Diasporës”.

Ky organizim, tashmë i kthyer në një traditë të bukur verore, u realizua nga Albis Parti nën drejtimin e organizatorit të njohur Naser Nika, një emër që prej vitesh i ka dhënë jetë aktiviteteve kulturore që nderojnë dhe bashkojnë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Mbrëmja u ndriçua nga dhjetëra artistë të njohur, që ndezën skenën me emocion, krenari dhe energji. Ndër ta spikatën emrat më të dashur të muzikës shqiptare në Mal të Zi si: Myzafer Koliqi, Vesel Pelinku, Valdet Luka, Suad Shaptafa dhe Samir Veliqi, të cilët sollën për publikun një repertor të pasur me këngë që prekin shpirtin.

Por festa nuk u ndal me kaq. Skena mirëpriti edhe të ftuar specialë, si këngëtarja me zë brilant Viki Lulgjuraj, reperi i mirënjohur Gold AG, si dhe ikona e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, që me prezencën e tij i dha kësaj nate një tjetër peshë emocionale dhe artistike.

Në qendër të këtij organizimi ishte vetë Naser Nika, jo vetëm si organizator, por si një figurë që përfaqëson me dinjitet shqiptarët në SHBA. I njohur si ambasador i kulturës shqiptare, Nika është qytetar nderi i Malisheves dhe New Yorkut çmim qe e mori ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes , ne qendren e botes ne New York , qe eshte njeheresh dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj për çështjen shqiptare në diasporë.

Përmes bashkëpunimit me rreth 40 shoqata shqiptaro-amerikane, ai duke punuar qe të valëvitë flamurin kuqezi edhe në Shtëpinë e Bardhë me 28 nenetor, ndërsa është ideatori dhe realizuesi i një ëndrre simbolike: që një rrugë në SHBA të mbajë emrin e patriotit Ismail Qemali, gjë që tashmë është bërë realitet. Aktualisht, Nika po punon që edhe emri i Isa Boletinit të gdhendet në një tjetër rrugë të New York-ut.

Kjo Natë e Diasporës nuk ishte vetëm një mbrëmje festive, por një manifestim i krenarisë kombëtare, një kujtesë se, pavarësisht largësisë, gjaku, gjuha dhe zemra shqiptare mbeten të lidhura përjetë me vendlindjen.

Atmosfera, emocionet dhe dashuria për atdheun u ndjenë në çdo këngë, në çdo duartrokitje, në çdo përqafim. Një natë që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm nga ata që ishin prezentë, por edhe nga ata që e ndjekin me zemër nga larg.

Related posts

“Performer Cup Albania” – Një Kampionat i Ri dhe unik që Bashkon Artin, Sportin dhe Kulturën

Gazeta Max

Jessie J diagnostikohet me kancer të gjirit

Gazeta Max

Këngëtari Meti Berbatovci i plotëson ëndrrën në muzikë një personi të veçantë

Gazeta Max