GazetaMax
Lajme

Ndahet përfundimisht Grupi i zjarrit, Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta marrin pjesë në mbledhjen e BDI-së

Gjatë mbledhjes së pestë të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së u vendos që në vend të Izet Mexhitit të zgjidhet Bujar Osmani si nënkryetar i partisë, që njëkohësisht mban edhe postin e zëdhënësit të BDI-së, ndërsa u zëvendësuan edhe tre anëtarët e Kryesisë Qendrore. Izet Mexhiti, Visar Ganiu dhe Saranda Imeri, u zëvendësuan me Bekim Nezirin, Ilir Hasanin dhe Arta Bilalli-Zendelin. Ndërkohë, pozita e sekretarit organizativ që e mban Blerim Bexheti, nuk është prekur.

Ajo që u vu re në këtë mbledhje ishte pjesëmarrja e ish dy anëtarëve të Grupit të zjarrit, Nevzat Bejta dhe Blerim Bexheti. Me pjesëmarrjen e këtyre dy të fundit në mbledhjen e Kryesisë së BDI-së, përforcohen zërat për një ndarje përfundimtare me Grupin e zjarrit, që veçse ishte paralajmëruar edhe më herët.

Related posts

Osmani: Zgjedhje do të ketë në maj të vitit 2024 bashkë me ato presidenciale

Gazeta Max

Jovanovski: Rritja e taksave do t’i mbyll disa kompani

Gazeta Max

Ahmeti: Zeron e shqiptarëve në institucione lidhet me ata të VREDI-t që shfuqizuan Balansuesin

Gazeta Max