GazetaMax
Lajme

Ndërroi jetë Sulejman Sulejmani-Baca Sylë, atdhetari që ishte viktimë në rastin e montuar të Sopotit

Shkup, 5 Qershor – Sot në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, që u dënua i pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit”.

Sulejmani, apo i njohur si Baca Sylë ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s,.

Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë ndërkombëtare, u zbulua se gjithçka ishte montuar nga shërbimi sekret DSK dhe agjentë të njohur të saj, që nuk u dënuan.

Padrejtësitë ndaj tij ishin të shumta, pasi që ai vetëm dy muaj më parë ishte pajisur me shtetësinë e Maqedonisë, edhe përkundër faktit se me dekada të tëra apo gjysmë shekulli po jetonte në këtë vend.

Sulejman Sulejman ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës 1999, si një nga pjesëtarët e grupit që kishte kaluar Pashtrikun në dimrin e acartë të asaj periudhe.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Muajt në vazhdim SHBA publikon listat e sanksioneve

Gazeta Max

Qytetarët të jenë përgjegjës kur i publikojnë të dhënat e tyre

Gazeta Max

‘Ju lutem, na mbështesni’, Klitschko kërkon armë për ta mbrojtur hapësirën ajrore ukrainase

Gazeta Max