GazetaMax
Lajme

Ndërroi jetë Sulejman Sulejmani-Baca Sylë, atdhetari që ishte viktimë në rastin e montuar të Sopotit

Shkup, 5 Qershor – Sot në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, që u dënua i pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit”.

Sulejmani, apo i njohur si Baca Sylë ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s,.

Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë ndërkombëtare, u zbulua se gjithçka ishte montuar nga shërbimi sekret DSK dhe agjentë të njohur të saj, që nuk u dënuan.

Padrejtësitë ndaj tij ishin të shumta, pasi që ai vetëm dy muaj më parë ishte pajisur me shtetësinë e Maqedonisë, edhe përkundër faktit se me dekada të tëra apo gjysmë shekulli po jetonte në këtë vend.

Sulejman Sulejman ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës 1999, si një nga pjesëtarët e grupit që kishte kaluar Pashtrikun në dimrin e acartë të asaj periudhe.

Related posts

Ukraina kërkon ndihmë nga NATO për furnizim me armatimet

Gazeta Max

Trajanovi do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri me të gjitha partitë politike

Gazeta Max

Mbetjet inerte hidhen kudo në Tetovë

Gazeta Max