GazetaMax
Lajme

Ndërtimet pa leje/ Mickoski:Institucionet të veprojnë, askush nuk do të jetë i mbrojtur

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin “Vetëm Intervistë” në Televizionin Kanal 5, mes tjerash u pyet edhe për çështjen e ndërtimeve pa leje, për çka theksoi se Qeveria ndjek një politikë parimore dhe këtë e vërejnë edhe qytetarët. Ai ishte gjithashtu i prerë se kur bëhet fjalë për shkelje të ligjit, askush nuk do të jetë i mbrojtur.

“Së pari, ne si shtet nuk veprojmë në ato raste, MPB mund të veprojë mbi bazë të kallëzimeve dhe kërkesave të Prokurorisë Publike dhe ashtu edhe vepron. Kur i vjen kërkesë, kallëzim etj. nga Prokuroria Publike, atëherë vepron. Sa di unë, nuk është vetëm në Çair. Mesa di unë, MPB ka vepruar ose do të veprojë edhe në komuna të tjera mbi bazë të kallëzimeve”, tha kryeministri.

Mickoski theksoi se qytetarët e njohin mirë politikën parimore të Qeverisë dhe se kushdo që ka shkelur ligjin nuk do të mbrohet.

“Ne ndjekim një politikë parimore dhe këtë e njohin qytetarët. Askush nuk do të jetë i mbrojtur dhe këtë e kam thënë shumë herë deri tani. Kushdo që të jetë, çfarëdo që të jetë, nëse ka kryer vepër penale. Këtu nuk ka dilemë”, tha Mickoski dhe shtoi:

“Qëllimi ynë si Qeveri, pika e parë e bashkimit është lufta pikërisht kundër kësaj, kundër korrupsionit potencial. Çdokush që ka ambicie të ndryshme nuk mund të jetë bashkëpunëtori im.”

Related posts

Që nga ardhja e Arsovskës, Shkupi nuk pa dritë me sy! A është dorëheqja zgjidhja më e mirë?

Gazeta Max

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazeta Max

Davidoviq: Nuk jemi të kënaqur me gjykimin për “Parcelat në Vodno” do ta apelojmë brenda afatit ligjor

Gazeta Max