GazetaMax
Adrenaline

Ndeshjet e Europës kthejnë vëmendjen për transfer tek futbollistët e kampionit të Strugës!

Ekipi i Strugës këtë vit është një ekip dinjitoz dhe përfaqësues i suksesshëm në ligën e konferenca europiane. Në takimin e fundit u luajt një ndeshje brilante përballë Buduçnostit të Malit të Zi ku ekipi i Strugës fitojë në ndeshjen me një rezultat 3-4 si mysafirë në total 3-5 ku tani gjenë përballë në rundin e tretë të konferenca ligë ekipin e Hesperange të Luksenburgut. Lojtarët e kampionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me lojrat e shkëlqyera kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve të kampionatit vendor dhe jashtë kufijve. Kapiteni Bujamin Shabani ka tërhequr interesimin e disa ekipeve, si Zhalgirisë ekip me të cilin Struga u përballë në ndeshjen e parë në ligën e kampionëve, pastaj është edhe ekipi i Ballkanit të Kosovës që e kërkon këtë futbollist dhe së fundi është edhe ekipi i Dinomos së Tiranës. Afati kalimtar i transfereve është deri në fund të gushtit dhe shpresojmë që ky ekip dhe kjo kryesi të mbajë të blinduar skuadrën duke e fokusuar edhe në talentet e rinj nga se mosha e sulmuesve është shumë e lartë siç është Besart Ibraimi (36 vjeç), Mazrekaj 34 vjeç ky i fundit u lëndua në ndeshjen e fundit dhe akoma nuk dihet se sa serioz është ky lëndim. Ekipi i Strugës në tre vitet e fundit u ndërtua nga trajneri Zaharievski dhe një merit për këtë sukses ka dhe ky trajner.

I riu Hristijan Malevski (21 vjeç) ka qenë startues dhe golëshënues i rregullt në ekipin e Zaharievskit, Duro beson tek përvoja dhe të riun Malevski nuk e shikon si alternativ, andaj ky futbollist ka tërhequr vëmendje të posaçme nga ekipet vendase siç është ekipi i Rabotniçkit, Sileksit dhe Gostivarit. Një futbollist tjetër që nuk gjenë hapsirë tek Duro është edhe mesfushori Ard Kasami i cili sikur Malevski ishte lojtar kyç tek Zaharievski dhe shpallja kampion i ekipit të Strugës. Me problemet e fundit që ka tani ekipi i Shkëndijës dhe me ndërimin e kryesisë që duhet të ndodhë, sipas informacioneve ende jo zyrtare ky ekip dëshiron të kthej në rradhët e veta ish talentin e saj Ard Kasamin. Interesim për këtë futbollist ka shprehur Tirana por edhe Prishtina si dhe Gostivari. Po ashtu interesim nga ekipe jashtë vendit ka dhe për Edis Maliqin i cili ka qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit të cilat i ka zhvilluar tani më me Strugën, për këtë le të presim deri në fund të afatit kalimtar se si do zhvillohen ngjarjet. Ajo që nuk do ju pëlqejë Struganëve është një kalim tek rivalët e Strugës tek Voska, bëhet fjalë për futbollistin me shumë përvojë Flamur Tairi.

Kryesia e klubit të Strugës ka pasur një strategji në ndërtimin e skuadrës së futbollit me të rrinj dhe duket se është një sfidë e rëndësishme dhe një shembull i qëllimshëm për zhvillimin e ekipit në të ardhmen. Kjo kryesi e dëshmon në aspekt të investimit që bën në kontunuitet tek futbollistët e rrinjë ku është krijuar një kulturë e ekipit që mund të zgjasë për një kohë të gjatë, duke ndihmuar në krijimin e një lidhjeje të fortë dhe të harmonizuar në fushë, ku duket që kanë krijuar një balancë të mirë midis lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë në ekip. Se sa do arrijë të mbajë këtë rritëm klubi futbollistik i Strugës dhe këta futbollist në rradhët e veta le të shohim deri në fund të gushtit atëherë kur mbaron afati kalimtar.

Related posts

Trukim i pastër – Dy ekipe nigeriane bëhen virale në rrjetet sociale për gjuajtjen “e çuditshme” të penalltive

Gazetamax.mk

Zyrtare: Qatip Osmani sërish bëhet kryetrajner i KF Shkëndija

Gazetamax.mk

‘L’Equipe’ zbulon klauzolën e Dembele

Gazetamax.mk