GazetaMax
Lajme

Ndihma emergjente mjekësore me rekomandime për festat e Vitit të Ri

Shkup, 30 dhjetor – Për shkak të festave të Vitit të Ri, Shërbimi i Urgjencës mjekësore rekomandon marrje të rregullt të terapisë për pacientët me sëmundje kronike, kujdes me konsumimin e ushqimit për ata persona që kanë ndjekur agjërimin e Krishtlindjeve, përdorimin e matur të pijeve alkoolike, për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmime nga alkooli  dhe aksidentet në trafik. Në veçanti apelojmë popullsinë e re dhe të mitur që të mos përdorin pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit.

Prej aty apelojnë që të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur lëndimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja tjera më të rënda.

Për gjendjen e qytetarëve gjatë festave të Vitit të Ri, ISHP “Qendra Shëndetësore e Shkupit” do të kujdeset gjatë 24 orëve. Më datë 31 dhjetor, shërbimet specialistike do të jenë në shërbim në Poliklinikën Bukuresht nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Në natën e Vitit të Ri, ordinancat kujdestare për mbrojtje shëndetësore do të jenë të disponueshme në turnin e tretë, të dielave dhe festave në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar”, informojnë nga Qendra e Shëndetit të Shkupit.

Gjithashtu, me orar të zakonshëm të punës informojnë se do të funksionojë edhe njësia për mjekim në shtëpi.

Related posts

Shitblerje me patundshmëri prej 251 milionë eurove në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Gazeta Max

Mitrovica në prag të 28 Nëntorit zbukurohet me flamuj kombëtar dhe shtetëror

Gazeta Max

Pas sulmit në kanalin Ibër Lepenc, eksperti i sigurisë bën thirrje të themelohet Xhandarmëria e Kosovës

Gazeta Max