Ndihmësministri në Sektorin për marrëdhënie me opinionin dhe çështje strategjike në MPB, Muhamed ismaili, në cilësinë e pikës fokale nacionale të Këshillit të Evropës në RMV për fushatën “Gazetarët janë të rëndësishëm”, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare dyditore “Ndjekja efektive e krimit kundër gazetarëve, ndërtimi i paradigmës kundër pandëshkueshmërisë”, që po mbahet sot dhe nesër në Luksemburg.
Siç kumtoi MPB, në konferencë merr pjesë edhe prokurori publik, Dejan Petreski, i angazhuar për ndjekje të veprave penale të kryera kundër gazetarëve, si dhe përfaqësues të lartë, pika fokale, prokurorë dhe gjykatës nga 46 vende anëtare të Këshillit të Evropës.
Konferencën e hapi ministrja e Drejtësisë e Luksemburgut, Elizabet Marg, njëkohësisht edhe ministre delegate e kryeministrit për mediume dhe lidhshmëri.
“Siguria e gazetarëve për Ministrinë e Punëve të Brendshme është një prej prioriteteve kryesore dhe ne jemi maksimalisht të përkishtuar në këtë fushë, ndërsa janë të dukshme rezultatet nga ky përkishtim. Nënshkrimi i memorandumit me Shoqatën e gazetarëve, mbajtja e shumë punëtorive, përpilimi i doracakut për sigurinë e gazetarëve dhe ndriçimi i sulmeve ndaj gazetarëve janë disa nga aktivitetet të cilat rezultuan me rritje të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjelltë dhe tejkalimit të barrierave”, potencoi ndihmës minsitri Ismaili.
Në debate, siç ceket në kumtesë, janë inicuar disa tema aktuale lidhur me mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e fjalës në përgjithësi, si parakusht fundamental për demokracinë në shoqëri, me theks të veçantë në nevojën për ndërtim të Planit të aksionit në nivel nacional, paraparë në Deklaratën dhe Rekomandimet e Këshillit të Evropës.