GazetaMax
Lajme

Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka urdhëruar arrestimin e Kim Keon Hee, bashkëshortes së ish-presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, duke e bërë atë ish-zonjën e parë të parë në historinë e vendit që përfundon në pranga.

Vendimi i gjykatës së qarkut qendror të Seulit krijon një situatë të paprecedentë, pasi të dy anëtarët e një ish-çifti presidencial ndodhen njëkohësisht në paraburgim.

Yoon Suk Yeol u rikthye në qeli në korrik, ndërsa po hetohet për një tentativë të dështuar për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, Kim përballet me akuza të rënda, përfshirë manipulimin e aksioneve të kompanisë Deutsch Motors mes viteve 2009-2012, me fitime që kalojnë 800 milionë won (rreth 428 mijë paund).

Ajo akuzohet gjithashtu për marrjen e mbi 270 milionë won në financime politike të paligjshme përmes sondazheve falas, të cilat thuhet se i përdori për të ndikuar në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë konservatore People Power gjatë zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2022. Akuza e tretë lidhet me pranimin e dhuratave luksoze – përfshirë çanta Chanel dhe bizhuteri të shtrenjta – nga Kisha e Bashkimit, në këmbim të trajtimit të favorshëm të projekteve zhvillimore në Kamboxhia.

Gjykatësi Jeong Jae-wook argumentoi se vendimi për arrestim u mor për shkak të “frikës për shkatërrim të provave”. Kim ka mohuar të gjitha akuzat, duke u ankuar se “edhe çështje nga para martesës po nxirren në pah”.

Ish-zonja e parë do të mbahet në qendrën e paraburgimit Nambu në jugperëndim të Seulit, e ndarë nga burri i saj, i cili ndodhet në një tjetër institucion që prej korrikut. Kim Keon Hee ka qenë një figurë shumë e komentuar gjatë presidencës së Yoon, e përfshirë në skandale si ai i famshmi i “çantës Dior”, ndërsa kohët e fundit i janë revokuar edhe titujt akademikë për plagjiaturë.

Related posts

Shpërndahet turma, përfundon protesta e udhëhequr nga Lista Serbe në veri

Gazeta Max

Mexhiti prezanton Strategjinë 2026–2030 me OBSH: Shëndeti publik dhe mjedisi, bashkë për një të ardhme të qëndrueshme

Gazeta Max

Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali i viktimës bën postimin prekës

Gazeta Max