GazetaMax
Lajme

Në 24 orë janë shuar 20 zjarre pyjore

Shkup, 9 gusht – Në mëngjesin e sotëm është ende një zjarr aktiv, ndërsa janë shuar 20 zjarre pyjore gjatë 24 orëve të fundit, gjatë së cilës është djegur bar i thatë. ?Intervenimet janë bërë edhe për shuarjen e zjarreve në disa shtëpi, njofton Qendra për Menaxhim me Krizave (QMK), sipas informacioneve të marra nga qendrat rajonale të menaxhimit të krizave nga qytetet e vendit.

Zjarri pyjorë në malin në mes fshatrave të Ohrit, Vapila dhe Rasino është ende aktiv. Pylli i degraduar po digjet. Deri më tani janë djegur rreth 12 hektarë tokë.

Brigada Territoriale e Zjarrfikësve nga Ohri edhe sot është në terren me një automjet zjarrfikës dhe gjashtë zjarrfikës. Gjithsej rreth 50 persona kanë dalë në terren që nga ora 5 e mëngjesit të sotëm. Zjarri po digjet nga tre anët dhe po punohet për rrethimin e tij, por për shkak të terrenit të vështirë, shuarja e tij është e vështirë.

Zjarri në afërsi të fshatit Furka nuk ka djegje aktive dhe është lokalizuar në orën 19. Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë ende në terren, ndërsa të tjerët janë tërhequr. Gjatë ditës do të bëhet kontrolli i zonës së djegur për të kontrolluar vendet ku ka ende tym.

Prej QMK-së informojnë se është intervenuar në një deponi afër fshatit Dobrashinci të Komunës së Vasilevës dhe në djegien e mbeturinave në Jurumlari në Komunën e Gazi Babës në Shkup. Bari i thatë është djegur në afërsi të Gradsko dhe fshatit Viniçan. Bari i thatë është djegur edhe në afërsi të fshatit Kërstoar të Manastirit, ndërsa është intervenuar edhe në afërsi të autostradës afër fshatit Tabanocë.

Në Shkup, në Komunën e Butelit, është intervenuar për shuarjen e barit të thatë, ndërsa në Komunën e Shuto Orizarit, është djegur një deponi.

Related posts

Intervistë me kryetarin e Komunës Qendër, Gerasimovski: Buxhetin komunal e trajtojmë si duhet, për përballimin më të lehtë të krizës ekonomike

Gazetamax.mk

TI/ Ulet interesimi për luftë kundër rryshfetit ndërkufitar në nivel global

Gazetamax.mk

Shpallja e dedikuar për ndarjen e tokës për kultivimin e kulturave strategjike

Gazetamax.mk