GazetaMax
Lajme

Në “Aerodrom” të Shkupit u arrestua një burrë që qëlloi me armë gjatë një feste familjare

Mbrëmë, në orën 23:05, në komunën e “Aerodromit” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan E.Z. (52) nga Shkupi, pas një kallëzimi paraprak se rreth orës 20:45 gjatë një feste familjare ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, policia kreu kontroll dhe e gjeti E.Z. duke qëlluar në ajër me një armë zjarri. U gjet dhe u sekuestrua një pistoletë gazi e markës “Ekol Special 99”, kalibër 9mm, si dhe fishekë gazi. Gjithashtu, u gjetën dhe u morën për procedurë të mëtejshme edhe gëzhojat e zbrazura.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës, njoftoi MPB.

Related posts

LSDM: Vendi meriton më shumë – luftojmë me energji të re për ndryshim

Gazeta Max

Gostivar: Një 55-vjeçar gjendet i vdekur në një banesë

Gazeta Max

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pranuar

Gazeta Max