GazetaMax
Lajme

Në Berlin arrihet ajo që s’arriti ta bëj Ballkani i Hapur, ja çfarë përfiton RMV-të

Shkruan, Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, 4 nëntor – Gjatë ditës së djeshme liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovina, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë në Berlin nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme e të cilat nënkuptojnë njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Por sa janë të dobishme dhe të rëndësishme këto Marrëveshjeve!, shkruan Zhurnal.mk

Çka u nënshkrua në Berlin dhe cilat janë përfitimet!

Në samitin e mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, nikoqir i të cilit ishte kancelari gjerman Olaf Scholz morën pjesë edhe liderët e vendeve të BE-së dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ai i Kosovës, Albin Kurti, i Shqipërisë, Edi Rama, i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq – si dhe ata të BE-së.

Pas dy vitesh negociata, në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në frymën dhe parimet e katër lirive të BE-së, u nënshkruan tre Marrëveshje thelbësore për rajonin:

» Marrëveshje për lëvizje të lirë të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor me letërnjoftime,
» Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike, dhe
» Marrëveshje për njohjen e kualifikimeve profesionale.

Marrëveshjet duhet fillimisht të ratifikohen në Kuvendet e gjashtë vendeve dhe pastaj mund të jenë valide, ose të kenë hyrë në fuqi.

Me këtë Marrëveshje nënkutphet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të shkojnë në Bosnjë e Hercegovinë vetëm me letërnjoftime, sepse paraprakisht këtë lehtësim e kishin me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Më së shumti me këtë Marrëveshje përfiton Kosova, qytetarët e së cilës tani do të udhëtojnë pa viza edhe në Bosnje e Hercegovinë.
Gjithashtu marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë heq “një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda rajonit”.

Gjithashtu me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale mundëson që mjekët, dentistët dhe arkitektët të ushtrojnë profesionin e tyre lirshëm në rajon, në kushte “ jo më pak të favorshme” me qytetarët e shtetit pritës.

Maqedonia e Veriut fiton pikë si lojtar kyç në Ballkanin Perëndimor

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani njoftoi se ideja për lëvizje me letërnjoftime ishte e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për lëvizje të lirë më së shumti i bën punë Kosovës dhe me këtë hap Maqedonia e Veriut bëhet një lojtar shembull dhe kyç në politikën e jashtme duke dhënë propozime dhe duke qenë model për çuarjen përpara të proceseve integruese.

Në Berlin përveç Marrëveshjeve të nënshrkuara, Maqedonisë së Veriut iu dha mbështetje për arritjen e qëllimeve ambicioze për tranzicion energjetik dhe për tejkalimin e sfidave të krijuara nga kriza ekonomike dhe energjetike. Fokusi në të ardhmen duhet të jetë në gjetjen e përbashkët të alternativave për një furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me energji elektrike, por edhe duke synuar burimet e rinovueshme të energjisë.

Siguria energjetike e Ballkanit Perëndimor është po aq e rëndësishme sa edhe siguria energjetike e BE-së prandaj liderët theksuan se të gjithë po punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat e krizës energjetike dhe se BE-ja do të jetë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor në zgjidhjen e të gjitha problemeve që lidhen me krizën energjetike. Kjo krizë shumë shpejt na solli në vëmendje rëndësinë e prodhimit vendor të energjisë, por edhe nevojën që në të ardhmen të kemi një plan rezervë që do të na ndihmojë që situata të ngjashme t’i tejkalojmë më lehtë, por edhe ta mbrojmë mjedisin. Si një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e vizionit për Ballkanin Perëndimor, ai tregoi konceptin e tij për transformimin e energjisë përmes aplikimit të burimeve të rinovueshme, burimeve efikase, si dhe praktikave dhe standardeve konkurruese dhe neutrale ndaj klimës.

Në Berlin arrihet ajo që s’arriti ta bëj Ballkani i Hapur

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjeve një “sukses jashtëzakonisht i madh për qytetarët e rajonit”, ndërsa shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë përkrahjen e Gjermanisë përgjatë gjithë procesit.

Njëherësh ky është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, sepse procesi i Berlinit, jo vetëm që do të ndihmojë për shfrytëzimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do ta përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç bashkëpunimit rajonal sfidat nga migrimi i parregullt, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë çështje kyçe për të gjithë ne, ndërsa vendet Ballkanike duhet t’i harmonizojnë politikat e vizave me BE-në.

Në Berlin u arrit ajo që nuk ishte bërë me iniciatëvn Ballkani i Hapur. Edhe pse këto tre Marrëveshje thuajse ishin nënshkruar mes tre shteteve që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, përkundër shumë përpjekjeve nuk u arrit që të nënshkruheshin edhe me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në fakt, u pa qartë se forca që i çon përpara vendet e Ballkanit Perëndimor janë vetëm vendet kryesore të BE-së, në fakt Gjermania. Në këtë formë, u arrit që lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave të vlejë për të gjithë, e jo vetëm për disa. Ose thënë ndryshe, Serbia të njohë edhe dokumentet e Kosovës.

Procesi i Berlinit po merr një vrull të ri dhe periudha e ardhshme do të japë shumë përgjigje për drejtimin në të cilin duhet të lëvizin vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si të kapërcehen me sukses sfidat dhe të arrihet anëtarësimi në BE.

Në rrethana të tilla komplekse gjeopolitike, procesi i Berlinit hap një shans të ri për dinamikë të mirë të integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në kohën e duhur.// Zhurnal.mk

Related posts

Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë

Gazetamax.mk

Kriza energjetike, qytetarët të shqetësuar si do të ngrohen

Gazetamax.mk

Mickoski vazhdon takimin me ambasadorët, u thotë se duhen zgjedhje të parakohshme

Gazetamax.mk