GazetaMax
Ballina

Beniada rrëfen të kaluarën e saj: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë

Ajo ishte njëra nga banoret më të dashura të Big Brother.
Beniada Nishani është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca.
Mes të tjerash ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.

Ish banorja e Big Brother Vip tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.
“Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla”.
“Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, ka deklaruar ajo.

Related posts

Merret vesh se kush po e shoqëron Beatrix në shtratin e gjumit

Gazeta Max

12 ushqime që e parandalojnë kancerin

Gazeta Max

Zbulohet se Donaldi dhe Bora pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor

Gazeta Max