GazetaMax
LIFESTYLE

Në festën e ditëlindjes, gazetarja zyrtarizon lidhjen e dashurisë

Ditëlindjen e 29, gazetarja kosovare Edonë Gashi, ka vendosur që ta festojë me njerëzit e saj të zemrës.

Në një restuarant në dalje të Prishtinës, ajo kishte zgjedhur miq, bashkëpunëtorë dhe njerëz tjerë të saj, për të festuar deri pas mesnate.

Me një dekor të bukur, tavolinat mbusheshin me të ftuar, njerëz të profileve të ndryshëm nga skena publike dhe private, të cilët prisnin protagonisten e festës.

Shoqja Edonë, siç njihet në publik, erdhi e vetme, por, nuk mbeti e vetme në festë.

Ajo zyrtarizoi lidhjen me një djalë, duke treguar se sa e dashuruar është, duke qenë kjo arsyeja kryesore që festën e madhe e bëri në ditëlindjen e 29, e jo në atë të 30.

Ky zyrtarizim u bë sot edhe në rrjetet sociale, ku Edona hodhi një fotografi duke u puthur me të dashurin ‘enigmatik’.

Sido që të jetë, festa ishte mjaft e bukur, plot atmosferë, nën tingujt e muzikës nga Ganimete Abazi dhe ProBand.

Për shoqën Edonë, urojmë më të mirat.

https://www.instagram.com/p/CwDIBB5sBDf/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a90bdfc8-7567-4173-b56f-d663cc881c01

Related posts

Prindërimi gjerman, ja si i rrisin ata fëmijët

e-max

Vetëm për pak orë ” Ama zemrën ” nga David dhe Elinel një super sukses

e-max

Njihuni me Krenarin e super projektit ” Mrena nates”

e-max